Vinicius Jr bëhet viral në rrjet, humb rastin e pabesueshëm dhe lë ndeshjen për të dhënë autografe

Shumë futbollistë po qëndrojnë në Amerikën e Jugut për pushimet e tyre pas sezonit futbollistik. Në Brazil u zhvillua një ndeshje miqësore mes miqve të Ronaldinhos dhe Roberto Carlos.
Gjatë ndeshjes bëri bujë një rast i humbur i brazilianit Vinicius Jr dhe më pas reagimi i tij.
Ylli i Real Madrid mori një pasim të jashtëzakonshëm nga Paulo Dybala, derisa doli i vetëm përballë portierit dhe nuk arriti të shënonte duke goditur shtyllën.
Pas rastit të pabesueshëm që e humbi, Vini Jr u afrua te tifozët mbrapa golit duke filluar të dhuroj autografe për ta dhe duke e harruar për një moment ndeshjen.
Ky veprim i brazilianit është bërë viral në rrjetet sociale me videon që është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në të gjitha anët.
✍️ Firmare autografi durante una partita: ✅
Dybala per Vinicius Jr, ma colpisce il palo ❌
E si consola con l’affetto dei tifosi 🫂#ViniciusJr #TheBeautifulGame #DAZN pic.twitter.com/cvJf0PqnQU— DAZN Italia (@DAZN_IT) June 24, 2023
#Vinicius #bëhet #viral #në #rrjet #humb #rastin #pabesueshëm #dhe #lë #ndeshjen #për #të #dhënë #autografe