Tech

Flet nëna e 22-vjeçares shqiptare: Dua të di kush e ndihmoi vrasësin! Sibora ishte shumë e dashuruar

Nëna e Sibora Geganit, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra dhe u muros nga i dashuri i saj 9 vite më parë në Spanjë, trupi i së cilës u gjet pak javë më parë, në një intervistë për ‘La Repubblica’ shprehet se do të dijë se kush e ndihmoi vrasësin.  Ajo thotë se Sibora ishte shumë e dashuruara me Marcus Gaius Romeo.

‘Askush nuk më besoi kur thashë se i kishte ndodhur diçka e keqe asaj. Dua të di kush e ndihmoi vrasësin! Sibora ishte shumë e dashuruar me atë! ’- thotë Betta Shahini.

Megjithëse shanset ishin të pakta, nëna e Siborës shpresonte që ajo të kthehej e të thoshte jam mirë.

‘Kur më erdhi analiza e ADN-së ishte momenti më i keq i jetës sime, sepse kisha një shpresë që vajza ime të kthehej dhe të më thoshte gjithçka ishte mirë. Si e vrau një vajzë në lule të jetës, vetëm 22 vjeçe. Ai për mua ishte një mostër një vrasës!’- shprehet ajo.

Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj.

Zbulimi i eshtrave të saj, vjen pas dëshmisë që ka dhënë autori, i cili pas arrestimit në muajin maj dëshmoi se e ka vrarë Sibora Geganin dhe e kishte murosur atë në murin e banesës. Eshtrat e 22-vjeçares shqiptare u gjetën më 7 qershor të këtij viti në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti.

Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014.  Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.

/f.stafa

#Flet #nëna #22vjeçares #shqiptare #Dua #të #kush #ndihmoi #vrasësin #Sibora #ishte #shumë #dashuruar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button