Aktualitet
Bajqinovci ‘rritet’ për 10 mijë vota nga viti 2021

Mefail Bajqinovci ka qenë ndër deputetët më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e fundit, raporton Gazeta Blic.
E, duket se për këtë ai është ‘shpërblyer’ nga votuesit.
Bajqinovci ka siguruar sërish ulëse në Kuvendin e Kosovës, me gjithsej 28 mijë e 446 vota, nga rezultatet e deritanishme.
Ai ka shtuar 10 mijë vota, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ku ai kishte marrë 18.794 vota në total./Gazeta Blic/
#Bajqinovci #rritet #për #mijë #vota #nga #viti
gazetablic.com