Sport
E FUNDIT/ “Bernabeu” pushtohet nga djalli, Milani trondit Realin e Madridit me 3 gola në Champions –

“Santiago Bernabeu” është pushtuar nga “djalli”. Reali i Madridit është mposhtur në mënyrë të befasishme nga Milani në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë kanë tronditur spanjollët me 3 golat e shënuar.
Thiaë zhllokoi rezultatin për Milanin që në minutën e 12 të takimit, por vetëm 11 minuta më vonë Viniciusi riktheu baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë Milani mori sërish epërsinë. Këtë herë ishte Morata ai që në minutën e 39 e dërgoi topin në rrjetë. Për të fiksuar shifrat përfudimtare në 3-1 mendoi Reijndersi, i cili tundi rrjetën në minutën e 73-të./Sport Ekspres/
#FUNDIT #Bernabeu #pushtohet #nga #djalli #Milani #trondit #Realin #Madridit #gola #në #Champions
SportExpress