Aktualitet
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri të mërkurën në lagjen “Kodra e Trimave”në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen. Dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
#Plagoset #armë #zjarri #një #person #në #Prishtinë
gazetablic.com