Kosova

Pas SHBA-së, edhe Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve

Pas SHBA-së, e cila kërkoi lirimin pa kushte të policëve, edhe Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga Serbia dy ditë më parë.

Në një deklaratë me shkrim të botuar në uebfaqen e Qeverisë së Britanisë të Madhe, kërkohet edhe përmbajtje maksimale nga Kosova dhe Serbia. Më tej, aty kërkohet të shmangen masat e njëanshme dhe shtensionim të situatës.

“Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet”, theksohet në deklaratë.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka theksuar zgjedhjet e reja duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur.



#Pas #SHBAsë #edhe #Britania #Madhe #kërkon #lirimin #menjëhershëm #të #tre #policëve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button