Aktualitet

Pse u vendos pro ngritjes së kampeve në Shqipëri? Ministri italian mbron marrëveshjen e emigrantëve: Nëse çdo gjyqtar vendos vetë…

Ministri Italian për Marrëdhëniet me Parlamentin, Luca Ciriani, ka mbrojtur marrëveshjen e Qeverisë së vendit të tij me Shqipërinë për emigrantët.

Ai thotë se ndërtimi i kampeve të emigrantëve në Shqipëri ishte pjesë e programit të qeverisë aktuale në pushtet, me kryeministre Giorgia Melonin.

“Qeveria vendosi të marrë këtë rrugë sepse ishte pjesë e programit tonë elektoral,” tha Luca Ciriani, Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

“Qendrat në Shqipëri janë para së gjithash të nevojshme si pengesë, por shërbejnë edhe sepse shumë rajone, përfshirë ato që qeverisen nga qendra e majtë, nuk duan qendra pritëse në territorin e tyre”, tha ministri Italian, shkruan A2 CNN.

“Ne vazhdojmë rrugën tonë dhe kemi nxjerrë një dekret të ri. I takon qeverive të përcaktojnë se cilat vende janë të sigurta dhe cilat jo”, shtoi ai.

“Nëse secili gjyqtar vendos vetë se cilat vende janë të sigurta dhe cilat jo, ne nuk do të jemi në gjendje të mbrojmë kufijtë tanë”, përfundoi ministri.

#Pse #vendos #pro #ngritjes #së #kampeve #në #Shqipëri #Ministri #italian #mbron #marrëveshjen #emigrantëve #Nëse #çdo #gjyqtar #vendos #vetë..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button