Sport

Po rrit presionin dhe po flirton me Kombëtaren e Italisë, Cristian Shpendi shënon gol tjetër në Serinë B –

Cristian Shpendi vazhdon së shënuari gola në Serinë B. Sulmuesi i Cesenës ka realizuar edhe kundër Sudtirol, ndërsa ndeshja vazhdon në shifrat 1-0. Në minutën e 52 të takimit, sulmuesi shqiptar ka kaluar portierin kundërshtar dhe ka gjetur rrjetën.

Ky ishte goli i 7 për Shpendin në këtë sezon që kryeson listën e golashënuesve aktualisht. Pas tij vijnë tre lojtarë të tjerë me të njëjtën kuotë golash, 5 të shënuara. Megjithatë lojtari i Shqipërisë U-21 ka rritur presionin për Silvinjon duke lënë të nënkuptuar se e pret një ftesë nga Italia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?

#rrit #presionin #dhe #flirton #Kombëtaren #Italisë #Cristian #Shpendi #shënon #gol #tjetër #në #Serinë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button