Alarmi i ish-diplomatit: Nëse fiton Trump, Kosova do japë territor
Nëse kandidati republikan Donald Trump fiton zgjedhjet amerikane, ai do të punojë për të gjetur një zgjidhje për përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, me gjasë duke përfshirë edhe shkëmbime territoresh mes dy vendeve.
Kështu mendon ish-përfaqësuesi i posaçëm i SHBA në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Frank Wisner. Sipas diplomatit, Trump nuk do të presë që Kosova të bindet, nëse ai arrin një marrëveshje me Serbinë që i përshtatet atij, përcjell A2 CNN.
“Nëse ai sheh se ndonjë marrëveshje me Presidentin serb Aleksander Vuçiç, i shkon për shtat synimeve të tij, nuk do të presë që Kosova të pajtohet. Ai do të kërkojë një marrëveshje për progres”, ishin fjalët e diplomatit amerikan, për Radion Evropa e Lirë.
Në pikëpamjen e Wisner, Kosova duhet të përshtatet dhe të sigurojë mbështetje të fortë nga europianët. “Megjithatë, pozicioni i Kosovës mund të jetë i vështirë”, vijon më tej Wisner.
Nëse kandidatja demokrate për presidencën fiton Shtëpinë e Bardhë, ai nuk pret ndonjë progres në njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Mendoj se administrata e Harris do të ketë synime me pak ambicioze, në përpjekjen për të ulur tryezën europiane, Kosovën dhe Serbinë. Ajo do të fokusohet në përparime më të vogla, në fusha si ekonomia, tregtia, kultura dhe liria e lëvizjes, me qëllim për të zbutur tensionet mes dy vendeve”, përfundon Wisner.
#Alarmi #ishdiplomatit #Nëse #fiton #Trump #Kosova #japë #territor
Java News