“Hamza Lici mori 13 plumba në trup, Arlind Bushati u qëllua në kokë”, deklarata e fortë e gazetarit: Viktimat u tradhtuan nga…
Gazetari Igli Çelmeta duke zbardhur detaje të reja nga atentati me tre viktima në Shkodër, tha se Hamza Lici është tradhtuar. Në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Çelmeta tha Hamza Lici mori 13 plumba në trup, ndërsa Arlind Bushati u qëllua në kokë, me një plumb.
Ai theksoi se viktimat janë tradhtuar nga të afërm të Licajve ose efektivë të Policisë së Shtetit.
“Hamza Lici 13 plumba në trup, arlind bushati 1 plumb në kokë. Njëra nga pistoletat ka qëlluar në drejtim të autorëve por nuk dihet kush e ka përdorur. Arlind Bushati ka patur miqësi me grupin bajri, pasi ka shkuar te grupi Lici. Skenë kriminale nuk ka patur. Hamza Lici është pa precedent penal, vëllai i Ibrahim Licit që akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës. Familja Lici e mohon se nuk ka lidhje me këtë ngjarje. U arrestua në Turqi dhe u la i lirë. Ka patur përplasje me fisin Bajri. Hamza Lici ishte vetëm 23 vjeç. Mendohet se pjesëtarë të fisit Lici janë tradhtuar nga të afërm. Një person që është në kërkim nga Policia e Shtetit, teksa grupet kriminale kanë patur me detaje informacione për lëvizjet e Hamza Licit. Efektivë të Policisë së Shtetit jo vetëm në Shkodër, janë të lidhur me krimin dhe japin informacione për grupet kriminale”, tha Çelmeta.
#Hamza #Lici #mori #plumba #në #trup #Arlind #Bushati #qëllua #në #kokë #deklarata #fortë #gazetarit #Viktimat #tradhtuan #nga
Java News