Një nga shënjestrat e atentatit/ Cili është Arlin Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë që u plagos sot në Shkodër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku deri më tani bilanci është me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë.
Mes të plagosurve është edhe Arlin Bushati, i biri i Xhemal Bushatit pjesë e grupit Basha që më zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kandidoi për PD-në e Bashës për bashkinë e Shkodrës.
Arlind Bushati, 32 vjeç pak ditë më parë denoncoi në polici se është kërcënuar me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 10 tetorit, ku sipas denoncimit të 32 vjeçarit në polici, dy persona të paidentifikuar i kanë drejtuar armën në afërsi të një lokali në pedonalen e Shkodrës.
Sot ndaj tij dhe ndaj viktimës Hamza Lici u qëllua me breshëri plumbash në lagjen Dobraç.
#Një #nga #shënjestrat #atentatit #Cili #është #Arlin #Bushati #djali #ishkandidatit #të #për #bashkinë #që #plagos #sot #në #Shkodër
Java News