I shpëtuan plumbave, por jo aksidentit/ Fati tragjik i çiftit në Shkodër, burri përfundoi në spital, gruaja humbi jetën(EMRAT)

Një atentat me armë zjarri në Shkodër ka shkaktuar dy viktima dhe dy të plagosur në gjendje të rëndë.
Një prej viktimave është Flutra Basha, raporton gazetari i News24, Senad Nikshiqi.
Ndërkohë gazetari Çelmeta raportoi se gruaja që ka humbur jetën nuk ka gjurmë plumbash, por është goditur nga automjeti që ishte objektiv i atentatit, dhe në momentin që është qëlluar mbi të, ka humbur kontrollin, duke goditur gruan dhe bashkëshortin e saj, që udhëtonin me motor.
Viktima tjetër e ngjarjes së rëndë të Shkodrës është identifikuar si Hamza Lici, ndërkohë që i plagosur ka mbetur Arlind Bushati.
Ndërkohë i plagosuri tjetër nga kjo ngjarje ka qenë edhe bashkëshorti i Flutra Bashës.
#shpëtuan #plumbave #por #aksidentit #Fati #tragjik #çiftit #në #Shkodër #burri #përfundoi #në #spital #gruaja #humbi #jetënEMRAT
Java News