Life Style

Pse adoleshentët duhet të shkojnë në shtrat më herët

Sado e vështirë që mund të duket nëse i bëni adoleshentët të flenë më shpejtë, ato do të kenë një rutinë gjumi më të shëndetshme.

Vonesa e fazës cirkadiane ndodh kur koha e fjetjes vonohet me dy ose më shumë orë nga një model konvencional i gjumit, duke bërë që personi të shkojë në shtrat më vonë dhe të zgjohet më vonë.

“Ideja se ka një vonesë në fazën cirkadiane tek adoleshentët që i pengon ata të shkojnë në shtrat më herët nuk është e vërtetë”, tha studiuesi kryesor Ian Campbell, nga departamenti i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

Ndërsa fëmijët hyjnë në adoleshencë, ndryshimet në gjumin dhe ritmet cirkadiane e bëjnë më të lehtë për ta që të qëndrojnë zgjuar më gjatë natën. Më pak gjumë rezulton në përgjumje gjatë ditës, performancë të dobët në shkollë dhe probleme të sjelljes dhe shëndetit mendor.

Telefonat inteligjentë, tabletët, lojërat dhe presioni i shtuar në shkollë kontribuojnë që adoleshentët të flenë më pak se sa ka nevojë trupi i tyre.

Qëllimi i ekipit të Campbell është të gjejë sasinë ideale të gjumit që nevojitet në faza të ndryshme të jetës për një adoleshent për të arritur performancën më të mirë në shkollë.



#Pse #adoleshentët #duhet #të #shkojnë #në #shtrat #më #herët

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button