Aktualitet
Frangaj merr në mbrojtje Ilir Metën: Akuzë 25 mijë euro në 20 vite, Meta mbrohet në mënyrë “shterruese”!
Arrestimi i Ilir Metës, më shumë se politikën, duket se ka tronditur analistët dhe disa pronarë mediash.
Një prej tyre me sa duket është Aleksandër Frangaj.
Shikoni p.sh, lajmin e letrës nga burgu të Ilir Metës.
“Meta sqarim shterrues për akuzat e SPAK”, thuhet në titullin e lajmit kryesor, a thua është Ilir Meta akuzuesi dhe SPAK i akuzuari.
Duke thënë në titull “Sqarim shterues”, Klan nënkupton se Meta ka rrëzuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij.
Vetëm se kur flasin për “sqarime shteruese”, mirë do të bënin që fillimisht të publikonin ndonjë gjë nga dosja e Ilir Metës.
Pastaj le të merreshin me këto “sqarimet shteruese”.
#Frangaj #merr #në #mbrojtje #Ilir #Metën #Akuzë #mijë #euro #në #vite #Meta #mbrohet #në #mënyrë #shterruese
Java News