Aktualitet

Sot takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri në Tiranë

Takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të zhvillohet sot në Tiranë me pjesëmarrjen e 10 deputetëve të Parlamentit Evropian, të cilët do të ulen bashkë me Parlamentin Shqiptar.

Temat që do të diskutohen midis dy delegacioneve janë:

–Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit;
-Liria e medias dhe zgjedhjet;
-Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi;
-Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Hapja e takimit, do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Në delegacionin europian janë edhe dy shqiptarë, Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri, si eurodeputet grek.

Kjo do të jetë dhe përballja e parë mes kryeministrit Edi Rama dhe Fredi Belerit.



#Sot #takimi #18të #Komisionit #Parlamentar #të #StabilizimAsocimit #BEShqipëri #në #Tiranë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button