Tonali shpërtheu në lot kur mësoi se do të shkojë te Newcastle!

Sipas raportimeve italiane, Sandro Tonali nuk ka dashur të largohet nga Milani për t’iu bashkuar Newcastle dhe ka shpërthyer në lot kur mësoi për ofertën e madhe të anglezëve.
Megjithatë, ai vetë ndoshta nuk ishte veçanërisht i emocionuar për mundësinë e transferimit në Angli. Siç raporton Repubblica, dëshira e Tonalit ishte të qëndronte në Milano, gjë që vërtetohet edhe nga një ngjarje e veçantë e ndodhur pak ditë më parë.
Në mënyrë të veçantë, 23-vjeçari kishte udhëtuar drejt Rumanisë për Kampionatin Evropian U21, kur mësoi për propozimin e Newcastle dhe synimin e “rossonerëve” për t’iu përgjigjur pozitivisht. Siç thekson Repubblica, Tonali ka shpërthyer në lot me të dëgjuar lajmin, pasi dëshironte të vazhdonte karrierën në Milano dhe të bëhej një “flamur” i skuadrës.
Gjithsesi mesfushori italian ndoshta do ta kalojë shpejt, pasi pritet të marrë një pagë katërfish te Newcastle, në raport me paratë që ka marrë në Milano. /G.D abcnews.al/
Tonali, le lacrime prima dell’accordo col Newcastle https://t.co/d8kRbCP1j1
— Repubblica Sport (@SportRepubblica) June 23, 2023
#Tonali #shpërtheu #në #lot #kur #mësoi #të #shkojë #Newcastle