Sërish kaos në Tiranë, PD njofton rrugët që do të bllokojë nesër, Policia: Është vepër penale…

Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për tubimin që do të mbahet nesër në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe.
Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.
Sakaq, Policia ka njoftuar planin e masave që do të merren për mbarëvajtjen e protestës së 29 tetorit, ndërsa thekson se bllokimi i rrugëve është vepër penale.
“30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto akse:
* Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
* Rrethrrotullimi Milot
* Rrethrrotullimi Shkozet
* Rrethrrotullimi Bradashesh
* Rrethrrotullimi Rrogozhinë
* Rrethrrotullimi Levan
Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve. Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Policia ka njoftuar organizatorët se i garantohet e drejta e tubimit, por bllokimi i rrugëve është vepër penale”, thuhet ne njoftim.
/a.r
#Sërish #kaos #në #Tiranë #njofton #rrugët #që #të #bllokojë #nesër #Policia #Është #vepër #penale..
Java News