Sport
Besojmë te titulli kampion –

Kenan Yildiz-i ishte heroi i Juventusit mbrëmjen e sotme. Sulmuesi 19-vjeçar hyri nga stoli në përballjen kundër Interit dhe i dërgoi shifrat përfundimtare në 4-4. Turku ka shënuar sot dy golat e tij të parë në Serinë A, çka janë një motiv më shumë për të qenë i lumtur pas kësaj ndeshjeje. Yildiz-i ka folur për “DAZN”-in pas përfundimit të derbit të Italisë, ku ka pohuar se beson te fitimi i titullit kampion me Juventusin.
“Jam shumë i lumtur me dy golat e mi të parë. Shpresoj që të vazhdoj kështu. Shpresoj të vazhdoj të shënoj edhe shumë të tjerë. A besoj te titulli kampion? Sigurisht, gjithmonë besojmë. Por sezoni është i gjatë”, është shprehur Kenan Yildiz-i./Sport Ekspres/
#Besojmë #titulli #kampion
SportExpress