Aktualitet

Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, maska patriotike e Ardian Ismajlit

Ardian Ismajli luajti me Empolin në transfertën e Parmës ditën e dielë. Deri këtu asgjë e çuditshme. Por ajo çfarë ka rënë në sy është maska që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është detyruar të vendosë. Kjo për shkak të një lëndimi në fytyrë që Ismajli ka pësuar.

Dhe në maskë bien në sy flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, raporton A2 CNN.

Ardian Ismajli dhuroi sërish një paraqitje solide me Empolin. Ismajli me shokë ishin pranë tre pikëve, por sfida u mbyll në barazim 1-1, pasi Parma ia doli të barazojë 10 minuta para fundit të kohës së rregullt.

#Flamujt #Shqipërisë #dhe #Kosovës #maska #patriotike #Ardian #Ismajlit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button