Aktualitet

Ancelotti pas humbjes turpëruese: Luajtëm mirë në pjesën e parë, sezoni është i gjatë

Real Madrid u mposht me rezultatin 0-4 ndaj Barcelonës në ndeshjen e xhiros së 11’të të La Ligas.

Pas ndeshjes, Ancelotti tha se skuadra e tij luajti mirë vetëm në 50 minutat e parë – teksa pas golit të pranuar humbi energjinë, përcjell Sport.

“Çfarë shkoi keq? Ishte një lojë e ngushtë derisa pësuam. Ne humbëm raste. Kur pranuam, humbëm energjinë”, tha fillimisht Ancelotti.

“Ne ishim duke luajtur mirë në pjesën e parë, duhet të vazhdojmë kështu, duhet të harrojmë ato 30 minutat e fundit”.

“Sezoni është ende i gjatë, ne nuk do të dorëzohemi”, tha ndër tjerash Ancelotti.

/ Sport



#Ancelotti #pas #humbjes #turpëruese #Luajtëm #mirë #në #pjesën #parë #sezoni #është #gjatë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button