Kosova

Tensionet në Veri, bllokohen rrugët në drejtim të tre pikave kufitare me Serbinë

Pas tensioneve në Veri dhe protestat që po mbahen në Beograd në mbrojtje të tre policëve të rrëmbyer të Kosovës nga pala serbe janë bllokuar rrugët në drejtim të tre pikave kufitare me Serbinë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës njofton se pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi. Sakaq bëhet me dije se dhe pikat e tjera mbeten të kalueshme dhe nuk ka kolona.

Ndërsa ditën e djeshme, ministria njoftoi se në territorin e Serbisë, në afërsi të vendkalimeve në Jarinjë dhe në Merdarë, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që hyjnë nga Kosova për shkak të protestave që po mbahen, ku citoi se nuk është i sigurt as kalimi i makinave të udhëtarëve.



#Tensionet #në #Veri #bllokohen #rrugët #në #drejtim #të #tre #pikave #kufitare #Serbinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button