Aktualitet
Kërcënohet një çift në Banjskë të Zveçanit, u kërkohet të largohen nga fshati

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banjskë të Zveçanit një grua dhe burri i saj janë kanosur në vazhdimësi nga tre persona të dyshuar.
Rasti është raportuar dje në Policinë e Kosovës.
Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga viktima dhe bashkëshorti i saj që të largohen nga fshati.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
#Kërcënohet #një #çift #në #Banjskë #të #Zveçanit #kërkohet #të #largohen #nga #fshati
gazetablic.com