Përuluni përpara “mbretërve të Europës”! Reali i Madridit bën çmendurinë në Bernabeu, përmbys Dortmundin me 5 gola –

Përuluni përpara “mbretërve të Europës”! Reali i Madridit ka treguar madhështinë e tij në Ligën e Kampionëve. Dortmundi bëri befasinë në pjesën e parë të takimit, duke shënuar 2 gola brenda 4 minutave. Maleni tundi rrjetën në minutën e 30, ndërsa në të 34-tën Bino-Gitensi dyfishoi rezultatin.
Por pjesa e dytë shfaqi një tjetër fytyrë të ndeshjes. Reali i Madridit bëri çmendurinë në “Santiago Bernabeu”, duke përmbysur ndeshjen me 5 gola. Rydigeri (30’), Vinicius Xhunior (60’, 86’, 90’+3’) dhe Lukas Vaskezi (83’) i dhanë fitoren 5-2 Realit. Një fitore mbresëlënëse që padyshim ka argëtuar pa masë tifozët e “los blancos”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Përuluni #përpara #mbretërve #të #Europës #Reali #Madridit #bën #çmendurinë #në #Bernabeu #përmbys #Dortmundin #gola
SportExpress