Aktualitet
Kishin mbetur të bllokuar në det nga dallgët e larta, shpëtohet dy turistët çekë në Dhërmi

Policia kufitare në Dhërmi iu kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve çekë që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues tip kajak, për shkak të dallgëve të larta.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin ku kishin ngelur turistët dhe i kanë shoqëruar ata me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetin e tyre lundrues.
Raportohet se dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore pas rikthimit në breg.
#Kishin #mbetur #të #bllokuar #në #det #nga #dallgët #larta #shpëtohet #turistët #çekë #në #Dhërmi