VIDEO/ Milani merr tre pikët e para në Champions, ekipi i Jasharit e ka të pamundur të rezistojë me 10 lojtarë –

Milani ka marrë sot fitoren e parë në këtë sezon të ri të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Klub Bryzhin në “San Siro”. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 34-t, kur Pulisiçi e dërgoi topin në rrjetë që nga goditja e këndit.
Vetëm 6 minuta më pas, situate përkeqësohet më tepër për ekipin belg. Oniedika u ndëshkua me karton të kuq dhe e la ekipin me 10 lojtarë. Pavarësisht se po luante me një lojtar më pak, Bryzhi barazoi përkohësisht ndeshjen në minutën e 51-të me anë të Sabesë.
Megjithatë, Ardon Jashari me shokë e kishin të pamundur të rezistonin përballë kuqezinjve. Reijndersi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 61-të dhe në minutën e 71-të, duke vulosur shifrat përfundimtare në 3-1. Milani mori kështu 3 pikët e para në këtë edicion të ri të Ligës së Kampionëve, duke përmirësuar pozitën e tij në renditje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? GOAL | AC Milan 3-1 Club Brugge | Reijnders
REIJNDERS MAKES IT THREE !!!!!!!!!!!https://t.co/G4JuJ7HO5P
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 22, 2024
#VIDEO #Milani #merr #tre #pikët #para #në #Champions #ekipi #Jasharit #të #pamundur #të #rezistojë #lojtarë
SportExpress