Aktualitet

“A shkoi në Kosovë dhe takoi Menduh Thaçin që ta strehonte?!”/ Gazetari debat me zyrtarin e LSI: Ilir Meta tha se kishte idhull Gruevskin që është në arrati

Gazetari Ardit Rada dhe Petraq Milo, sekretar për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë, u përfshinë në një debat lidhur me mënyrën se si u arrestua Ilir Meta.

Para arrestimit, Meta po kthehej nga një vizitë në Kosovë, ku sipas mediave është takuar me Menduh Thaçin.

Mediat në Kosovë raportojnë se ky takim i Metës me Thaçin ndoshta ka lidhje me një lobim që partia e Menduh Thaçit në Maqedoninë e Veriut të përfshihej në koalicion me VMRO-në, partinë që fitoi zgjedhjet.

Ndërkohë në rubrikën “Opinion” në News24, gazetari Rada ngriti pyetjen: a shkoi Meta dhe takoi Thaçin që ta strehonte?

“Ka qenë disa herë. i ftuar nga miqtë e tij. Ka qenë në Suharekë. Ai ka bërë disa herë vizita muajt e fundit në Kosovë. Është spekulim”, tha Milo në reagimin e tij.

Pjesë nga debati

Ola Bruko: Pse ishte Meta në Kosovë?

Ardit Rada: A shkoi në Kosovë dhe takoi Menduh Thaçin që ta strehonte…??? Ilir Meta ka thënë se ka idhull Gruevskin, që po e kërkojnë prej 12 vitesh dhe nuk e gjejnë dot ku është. Meta shkoi në Roskovec dhe thonte merrni armët, atëherë si mund të arrestohej ky person? Policia i beson të gjitha.

Petraq Milo: Ka qenë disa herë. i ftuar nga miqtë e tij. Ka qenë në Suharekë. Ai ka bërë disa herë vizita muajt e fundit në Kosovë. Është spekulim. Nëse është siç mendon zotëria më vjen jashtëzakonisht keq. Unë po flas për dinjitetin e një njeriu të cilit të gjitha partitë ia paskan patur nevojën. Meta ka patur funksione deri në 2011, 2 vjet nuk e ndaloi kush, ishte 2013-a, pastaj në 2014. Spekulime të kësaj natyre, i korruptuar apo jo t’ia lëmë drejtësisë, prezumohet i pafajshëm. Ka protokolle për ndalimin e personaliteteve, jo në mënyrë banale. Drejtësia në rastin e Berishës nuk ka asnjë provë, ça do bëjë qytetari? Do ta paragjykojë të gjithë procesin.

#shkoi #në #Kosovë #dhe #takoi #Menduh #Thaçin #që #strehonte #Gazetari #debat #zyrtarin #LSI #Ilir #Meta #tha #kishte #idhull #Gruevskin #që #është #në #arrati
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button