Aktualitet

Organizoi dhe porositi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg Dritan Nanon

Gjykata e Apelit ka lënë në burg, Dritan Nanon, pasi ky i fundit organizoi dhe porositi sulmin ndaj Sokol Mëngjesit, i cili u dhunua barbarisht më 29 gusht 2024.

Njofimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Mbi bazën e materialeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se në datë 29.05.2024, rreth orës 08:34, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, shtetasi me iniciale D. A, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në lidhje familjare midis tyre, kanë goditur me sende të forta shtetasin Sokol Mengjesi, me profesion avokat.

Personi nën hetim shtetasi me iniciale D. N, ka paraqitur kërkesën me objekt: “Revokimin, zëvëndësimin e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg”, në atë  të “arrestit në shtëpi”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2188 Regj.Them, datë 25.09.2024, ka vendosur:  Rrëzimin e kërkesës të palës kërkuese D. N.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim me iniciale D. N, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit  personal nga “arrest në burg”, në atë të “arrest në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 22.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Valbona Vata, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 2188 Regj.Them, datë 25.09.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

#Organizoi #dhe #porositi #sulmin #ndaj #avokatit #Sokol #Mëngjesi #Apeli #lë #në #burg #Dritan #Nanon
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button