Sport
Mund ta fitoj Topin e Artë një ditë –

Topi i Artë nuk është një mision i pamundur për Kol Palmerin. Lojtari i Çelsit ka dhënë një intervistë për “The Telegraph”, ku ka shprehur besimin e tij se një ditë mund ta fitojë trofeun më të lakmuar individual. Palmeri ka shtuar se për të është një nder i madh fakti që emri i tij gjendet në listën me 30 lojtarë për fitimin e Topit të Artë që në moshën 22-vjeçare.
“Nëse punoj fort, mund ta fitoj një ditë. Është një befasi që të njihe në këtë nivel kaq herët në karrierën time, duke qenë që tashmë në listën e Topit të Artë. Është një nder i madh”, ka deklaruar Kol Palmeri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Mund #fitoj #Topin #Artë #një #ditë
SportExpress