Sport

Dorëzohet PSG, Kylian Mbappe shumë pranë kalimit te Real Madrid

Pas lajmit të shpërndarë nga mediat spanjolle, ku thuhej se Kylian Mbappe do të prezantohej më 23 korrik te “galaktikët” e Real Madrid, tashmë janë tifozët e PSG, që e bëjnë “fakt të kryer” transferim e “yllit” të tyre te gjigandët spanjoll.

Sipas një prej profileve të grupit të tifozerisë “pariziene”, “PSG Community”, “mbretërit” e Madridit kanë arritur një marrëveshje me klubin francez për transferimin e Mbappe për shifrën e 250 milionë eurove.

Në bazë të fjalëve të tifozëve ishte vetë pronari i PSG, emiri Tamim bin Hamad Al-Thani, i cili pas negociatave me Presidentin, Florentino Perez ra dakord për shitjen e lojtarit për shifrën stratosferike.

Ndërkaq, përveç shifrës është mësuar dhe mënyra e pagesës, që Real Madrid do i bëjë “parizienëve” për Mbappe. Kështu nga 250 milionë euro, 200 milionë do të paguhen menjëherë, ndërsa 50 të tjera në formë bonusi për ndeshjet e luajtura nga francezi dhe fitimin e “Topit të Artë”. /i.m /abcnews.al 



#Dorëzohet #PSG #Kylian #Mbappe #shumë #pranë #kalimit #Real #Madrid

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button