VIDEO/ Gasperini vë duart në kokë nga dëshpërimi! Portieri i Arsenalit pret penalltinë dhe fluturon mes shtyllave dhe i mohon golin Atalantën –

David Raja është treguar i jashtëzakonshëm në përballjen e sotme kundër Atalantës, duke i mohuar golin bergamaskëve me dy pritjet e tij. Zikaltrit fituan të drejtën e një 11 metërshi, që u ekzekutua nga Retegui në minutën e 51-të. Sulmuesi italian humbi duelin e tij me Rajan, i cili priti me sukses penalltinë.
Topi u kthye sërish drejt Reteguit dhe ky i fundit provoi që me kokë të shtynte topin në rrjetë. Megjithëse porta ishte e zbrazët, lojtari i Atalantës nuk mundi të festonte. Raja “fluturoi” mes shtyllave dhe i mohoi për të dytën herë golin bergamaskëve. Gasperini në pankinë vuri duart në kokë nga dëshpërimi, duke mos i besuar syve për mundësinë e shpërdoruar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
OMG RAYA. GIVE HIM THAT NUMBER ONE SHIRT RIGHT NOW!!!!!! pic.twitter.com/gF0X1RdPPj
— Av (@aviv_lavi) September 19, 2024
#VIDEO #Gasperini #vë #duart #në #kokë #nga #dëshpërimi #Portieri #Arsenalit #pret #penalltinë #dhe #fluturon #mes #shtyllave #dhe #mohon #golin #Atalantën
SportExpress