Gjimshiti ndal me sukses sulmin e Arsenalit, Barcelona mposhtet nga Monako –

Mbrëmjen e sotme kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit të javës së parë të Ligës së Kampionëve. Forma fantastike e katalanasve është ndërprerë sot, teksa Barcelona është mposhtur nga Monako me rezultatin 2-1. Skuadra e drejtuar nga Hansi Fliku luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 10, kur Garsia u largua me karton të kuq. Vetëm 6 minuta më vonë, Akliushe tundi rrjetën e katalanasve, të cilët u kundërpërgjigjën në minutën e 28 me anë të Jamalit. Ndërkohë rezultati i ndeshjes u vendos përfundimisht në minutën e 71-të, kur Ilenikena i dha sërish epërsinë Monakos.
Ndërkaq në Bergamo Atalanta ka ndalur Arsenalin. Të dyja skuadrat janë larguar nga fusha me rrjeta të paprekura. Zikaltrit i shkuan pranë fitores në minutën e 51-të, por Raja priti me sukses penalltinë e gjuajtur nga Retegui. Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili ka ndalur me sukses sulmin e klubit anglez mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Gjimshiti #ndal #sukses #sulmin #Arsenalit #Barcelona #mposhtet #nga #Monako
SportExpress