Biserko: Në regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi kishin gisht propaganda, Kisha Ortodokse Serbe, Porfirije dhe Vuçiqi
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Pobjeda Sonja Biserko, ka deklaruar se qëllimi i Beogradit ishte që përqindja më e madhe e qytetarëve në Mal të Zi të deklarohen si serbë, duke iu referuar regjistrimit të popullsisë atje.
Ajo tha se kësaj i ka paraprirë makina e propagandës, në krye me Kishën Ortodokse Serbe dhe patriarkun Porfirije, si dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, dhe pothuajse të gjitha mediat në Serbi dhe Mal të Zi.
“Mali i Zi është një shtet laik që është ekspozuar ndaj klerikalizimit intensiv që nga viti 2020. Kjo u imponua nga Kisha Ortodokse Serbe (KPS) nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Beogradit. Që nga vitet nëntëdhjetë, Serbia është përpjekur të zhvlerësojë identitetin malazez dhe kurrë nuk e ka pranuar në themel ndarjen e Malit të Zi. Për shkak të një kombinimi rrethanash, në vitin 2020 pushtetin e morën partitë pro-serbe dhe pro ruse, të cilat u përpoqën të imponojnë sa më shumë identitetin serb duke anuluar gjithçka që është malazeze”, tha ajo.
Sipas Biserkos, synimet e Serbisë janë të qarta – të kthejë Malin e Zi në gjirin e tij.
“Mali i Zi është një prioritet i vazhdueshëm i nacionalizmit serb dhe është e vështirë të besohet se kjo do të ndryshojë së shpejti”, tha Biserko.
“Në rrethanat e dhëna gjeostrategjike, Mali i Zi është një zonë shumë e rëndësishme, veçanërisht duke pasur parasysh daljen e tij në detin Adriatik. Serbia sigurisht dëshiron të shkojë në det, gjë që do t’i jepte asaj një rëndësi strategjike shumë më të madhe. Në këtë kuptim, të gjithë janë në të njëjtën detyrë – një numër historianësh (si propagandistët kryesorë), politikanë dhe KOS, e cila është instrumenti kryesor i veprimit ndërkufitar”.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Mal të Zi, tregon se 41.1 për qind e qytetarëve janë deklaruar si malazezë dhe 32.9 për qind si serbë.
#Biserko #Në #regjistrimin #popullsisë #në #Mal #të #kishin #gisht #propaganda #Kisha #Ortodokse #Serbe #Porfirije #dhe #Vuçiqi
gazetablic.com