Aktualitet

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të –

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake ku po prekin dhe moshat e reja. Mjeku kardiolog Edi Smajlaj na shpjegon rreziqet dhe shkaqet e arrestit kardiak.

Arresti kardiak është një problem serioz që po prek gjithmonë e më tepër moshat e reja. Shkaqet më të shpeshta që janë të pranishme për arrest kardiak janë probleme strukturore të zemrës. Rrahjet e parregullta të zemrës çojnë në arrest kardiak”, u shpreh mjeku kardiolog, Edi Smajlaj.

Por si mund ta parandalojmë arrestin kardiak ?

Në radhë të parë duhet të njohim historinë familjare, duhen të bëhen kontrollet tek mjeku kardiolog jo vetëm moshat e rritura por edhe moshat e reja, mbajtja e një diete të shëndetshme, një jetë me aktivitet fizik“, tha mjeku Smajlaj.

Arresti kardiak nuk mund të shërohet, por trajtimi i hershëm mund ti ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë dhe me një cilësi më të mirë të jetës.

#Arresti #kardiak #rrezikshëm #Mjeku #kardiolog #jep #këshilla #të #vlefshme #në #përballjen #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button