Aktualitet
EMRI/ Skemë mashtruese me mikrokredi, arrestohet 43-vjeçari që shpërdoroi me detyrën

Ka rënë në prangat e policisë një 43-vjeçar, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën përmes skemave mashtruese të mikrokredive.
Mësohet se i arrestuari është Alban Kote, banues në Tiranë.
Policia e Tiranës bën me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
#EMRI #Skemë #mashtruese #mikrokredi #arrestohet #43vjeçari #që #shpërdoroi #detyrën
Java News