Sport

VIDEO/ Lionel Mesi apo Mario Mitaj? Mbrojtësi shqiptar driblon 6 lojtarë dhe shënon golin e parë në Arabi –

Mario Mitaj ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al Itihadit. Megjithëse luan në pozicionin e një mbrojtësi, futbollisti 20-vjeçar nuk ka pritur shumë për të festuar golin e tij të parë në Arabinë Saudite. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka hyrë në fushën e lojës nga stoli dhe ia ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Futbollisti shqiptar bëri për një moment Lionel Mesin, teksa ia doli të kalonte me sukses 6 lojtarë të Al Kadisias dhe ta çonte topin në rrjetë 3-1. Al Itihadi është ende duke luajtur ndeshjen e Al Kadisias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#VIDEO #Lionel #Mesi #apo #Mario #Mitaj #Mbrojtësi #shqiptar #driblon #lojtarë #dhe #shënon #golin #parë #në #Arabi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button