Sport

VIDEO/ Mario Mitaj shënon golin e parë në Arabinë Saudite, mbrojtësi shqiptar bën rolin e Benzemasë të Al Itihadi –

Mario Mitaj ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al Itihadit. Megjithëse luan në pozicionin e një mbrojtësi, futbollisti 20-vjeçar nuk ka pritur shumë për të festuar golin e tij të parë në Arabinë Saudite. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka hyrë në fushën e lojës nga stoli dhe ia ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Mitaj ngulmoi për të zotëruar topin pranë zonës kundërshtare në minutën e 81-të të takimit dhe këmbëngulja e tij u shpërblye. Futbollisti shqiptar bëri për një moment rolin e Benzemasë, teksa ia doli të shënonte gol dhe t’i dërgonte shifrat në 3-1. Al Itihadi është ende duke luajtur ndeshjen e Al Kadisias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#VIDEO #Mario #Mitaj #shënon #golin #parë #në #Arabinë #Saudite #mbrojtësi #shqiptar #bën #rolin #Benzemasë #të #Itihadi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button