VIDEO/ Udineze shënoi në minutën e 95, por VAR-i shpëton “djallin”! Milani fiton edhe me 10 lojtarë –
Tifozët kanë përjetuar emocione të forta në shkallët e “San Siro”-s mbrëmjen e sotme. Milani ka marrë një fitore minimale 1-0, pavarësisht se luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 30 e takimit. Çukueze tundi rrjetën që në minutën e 13 të takimit dhe krijoi iluzionin se 3 pikët do të merreshin me lehtësi.
Por në minutën e 30 Reijndersi u largua nga fusha e lojës për shkak të ndëshkimit me karton të kuq. Gjyqtari e vlerësoi si të gabuar ndërhyrjen e tij si futbollisti i fundit në aksionin e Udinezes, megjithëse vendimi i tij ka hapur polemika.
Kur po pritej vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit bardhezinjtë befasuan Milanin. Në minutën e 95, Kabasele e ndali topin në rrjetë dhe nisi festën e Udinezes. Por festa e këtyre të fundit nuk zgjati shumë. VAR-i ndërhyri dhe shpëtoi “djallin”, duke anulluar golin e shënuar nga Kabasele. Milani fitoi kështu me shifrat 1-0 dhe shkoi në kuotën e 14 pikëve në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Kabasele GOAL vs AC Milan #ACMilan SerieA #Udinese pic.twitter.com/4WIGDR8cw8
— Soccer CLICKS (@SoccersCLICKS) October 19, 2024
#VIDEO #Udineze #shënoi #në #minutën #por #VARi #shpëton #djallin #Milani #fiton #edhe #lojtarë
SportExpress