VIDEO/ Anis Mehmeti i kthehet golit në Angli, lojtari i Shqipërisë i shënon Middlesbrough në transfertë –

Anis Mehmeti është në mesin e lojtarëve që kanë debutuar me Shqipërinë në kohën e Silvinjos. Megjithatë futbollisti i Bristol City nuk ka marrë në vazhdimësi ftesën e trajnerit të Kombëtares. Gjithçka lidhet me tipin e këtij lojtari që i përket më shumë futbollit argëtues, mes driblimeve dhe lojës së bukur, por më pak me marrjen e detyrave mbrojtëse dhe sakrificës.
Te Bristol City, Mehmeti ka pasur shumë luhatje, por ky futbollist ka shumë potencial dhe klas në këmbë. Këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e sotme, teksa Bristol po fiton 0-2 ndaj Middlesbrough. Goli i parë i takimit është realizuar nga Mehmeti që pasi iu shmang bukur mbrojtësit, nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Anis #Mehmeti #kthehet #golit #në #Angli #lojtari #Shqipërisë #shënon #Middlesbrough #në #transfertë
SportExpress