Sport

Bëri goditje poshtë brezit, kujton kohën si lojtar te Barcelona… –

Në humbjen e Shqipërisë kundër Cekisë, u diskutua shumë edhe për deklaratën e Silvinjos. Përtej krahasimit të teknikut me Brazilin, u vu re dhe kujtesa që trajneri i bëri shqiptarëve, për kohën e mëparshme dhe pikën ku ishte Shqipëria, përpara se të vinte Silvinjo si trajner. Për legjendën e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, kjo ishte një goditje poshtë brezit. (Intervistën e plot e gjeni në Koha Shtesë)
?
“Gjëja më e keqe e një njeriut është kur ai njeri, merr një punëtor që është në gjendje të keqe ekonomike dhe punëtori fillon të ngrihet, por kur punëtori fillon të ngrihet, ti i thua: “E mban mend nga të mora?”. Kjo është gjëja më e keqe. Nëse ti e more punëtorin në gjendje të keqe ekonomike, nga rruga, nëse i dhe mundësinë për ta ngjitur, nuk mund t’i përmendësh se nga e more se ai u ngrit në saj të punës së tij. Në rast se Silvinjo thotë se nga na mori, unë kam për detyrë, se unë e kam mbështetur gjithmonë, por kam për detyrë ti them: “Mos harro Silvinjo, nga të morëm?”. Duhet të kthesh kokën, se ishe rrugëve.

Të hoqën për 7 javë para se të vije te Shqipëria. Por kjo është goditje poshtë brezit, është faull. Ndoshta Silvinjo donte të dilte nga situata, por u zhyt më keq, nuk duhet ta përdor arrogancën se këtu ka ardhur si trajner i vogël, këtu po rritet dhe po merr famë. Është ende me kujtimet si lojtar, hera herës thotë: “Mbani mend kur luaja unë te Barcelona? E mbani mend kur luaja unë atëherë?”. Jo zotëri, unë të mbaj mend si trajner, unë mbaj mend që të hoqën për 7 javë para se të vije te ne, po, këtë e mbaj mend. Si trajner të mbaj mend, si lojtar hajde ta diskutojmë. Është nga trajnerët e mirëpaguar, paguhet si madh pavarësisht se është ende trajner i vogël”, tha Sokol Kushta. /Sport Ekspres/

 

#Bëri #goditje #poshtë #brezit #kujton #kohën #lojtar #Barcelona..
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button