Probleme për Asllanin, mesfushori dëmtohet në stërvitje, në dyshim për duelin delikat

Kristjan Asllani kthehej nga grumbullimi i Kombëtares me entuziazmin e një paraqitje mjaft të mirë në Ligën e Kombeve, ku goli i tij zgjidhi ndeshjen në transfertë ndaj Gjeorgjisë. Por gjërat nuk kanë shkuar krejtësisht siç shpresonte mesfushori kuqezi.
Shkak është bërë një goditje që ka marrë lojtari në stërvitjen e sotme me Interin, duke e detyruar që të ndërpriste seancën për të marrë ndihmën mjekësore.
Kjo bën që ai të jetë në dyshim për duelin delikat të fundjavës në Serinë A për zikaltrit, sfidën kundër Romës që është një prej skuadrave e cila kërkon të ngjitë sa më shpejt shkallë në renditje e të jetë pretendente për Europën.
Duke parë formën e mirë që po kalonte me Kombëtaren, për Asllanin mendohej se do të kishte më shumë minuta në dispozicion në javët e ardhshme, sidomos duke llogaritur edhe dëmtimin e Zielinskit. Por tashmë ky dëmtim sado i lehtë, mund të prishë planet e Inzagit për mesfushorin e Kombëtares kuqezi.
#Probleme #për #Asllanin #mesfushori #dëmtohet #në #stërvitje #në #dyshim #për #duelin #delikat
Java News