Aktualitet

Zhvlerësimi i valutave dëmton prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë!

Prezenca e produkte ‘Made In Albania’ në tregjet e huaja është më e ulët se vjet, jo vetëm në vlerë por edhe në sasi. Nga të dhënat e INSTAT, këtë vit bizneset tona kanë shitur jashtë vendit mallra me vlerë 285.8 miliardë lekë, ose afro 3.1 milionë tonë mallra, kryesisht lëndë djegëse, energji elektrike, materiale ndërtimi dhe produkte ushqimore. Në raport me 9 mujorin e vitit të kaluar sasia e mallrave të eksportuara është tkurrur me mbi 9 mijë tonë, ndërsa në vlerë rënia e eksporteve përllogaritet në 47.4 miliardë lekë.

Ndikim të fortë në këtë zhvlerësoi të vlerës së produktit vendas në tregun e huaj, po jep tkurrja e euros. Pasi i njëjti produkt i shitur këtë vit po kushton më pak se vjet pasi monedha në të cilën tregtohet që është EURO sot vlen 7.58 lekë më pak se në 2023-shin. Nëse në tetor të 2023 një euro këmbehej me 106.3 lekë, sot ka zbritur në 98.7 lekë.

Bazuar në këto të dhëna rezulton se 1 kilogram produkt shqiptar i shitur jashtë vendit ka kushtuar mesatarisht 91.4 lekë, nga 106.2 lekë/kg që vlente vjet, duke u zhvlerësuar me 14.8 lekë për kilogram, ku 51% e uljes së vlerës është shkaktuar nga tkurrja e fortë e monedhës evropiane. Faktor tjetër thonë ekspertët që ndikon në rënien e eksporteve është edhe ulja e çmimeve në krahasim me krizën e inflacionit ndikon në rënien e vlerës së eksporteve.

Kurse sa i takon importeve, bizneset tona kanë blerë jashtë vendit 4.6 milionë tonë produkte me vlerë 665.6 miliardë lekë. Krahasuar me janar-shtatorin e vitit të shkuar janë importuar 582 mijë tonë më shumë, e përkthyer në vlerë plus 15.4 miliardë lekë. Më shumë kemi blerë lëndë djegëse për shkak të importit të lartë të energjisë gjatë muajve të verës, ndjekur nga materialet e ndërtimit dhe të produkteve ushqimore.

Edhe mallrat e importuara po kushtojnë më pak se vjet po për të njëjtët faktorë, kursi i këmbimit dhe rënia e çmimeve në tregjet e huaja. Një kilogram produkt i importuar kushtoi mesatarisht në këtë 9 mujor 143.6 lekë nga 160.4 lekë që ishte vjet.

Ajo që vihet re nga të dhënat e INSTAT, ka të bëjë me dominimin e mallit të importit përkundrejt prodhimit vendas në tregun ushqimor, në kushtet kur produktet e fermerëve tanë përfundojnë nëpër kanale se s’ka treg. Për çdo një kilogram produkt ushqimor-bujqësor të shitur, vendi ka blerë nga jashtë 2.7 kilogramë. Një kilogram ushqim i eksportuar nga vendi ka kushtuar mesatarisht 108.4 lekë, ndërsa ushqimi i importuar këtë vit ka kushtuar mesatarisht 121.6 lekë kilogrami. /Shqiptarja.com

#Zhvlerësimi #valutave #dëmton #prodhimin #vendas #në #muaj #eksportet #ulën #mld #lekë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button