Të gjithë pyesin veten se përse e morën atë vendim? Ndryshon stema e Bayern Munchen që datonte në 1954, por duket…e njëjtë –

Logo e Bayern Munchen nuk do të jetë më e njëjta me të kaluarën. Të gjithë pyesin pse bavarezët vendosën për një ndryshim të tillë, por jo sepse është radikal dhe i madh, por sepse është e kundërta. Duket se klubet e futbollit po ndryshojnë gjithnjë e më shpesh stemat e tyre dhe Bayern donte të ndiqte trendin.
Kur krahasojmë stemën e vjetër dhe të re, nuk ka pothuajse asnjë ndryshim, Stema që gjigandi evropian ka përdorur që nga viti 1954 ka ruajtur simbolet dhe formën, i vetmi ndryshim është ngjyra. Ngjyrat e kuqe dhe blu tani duken një nuancë më të lehta, por një ndërhyrje e tillë pa hequr dhe shtuar asgjë tjetër, duket i tepërt kur mund të ruhej e njëjta logo si në fillim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Të #gjithë #pyesin #veten #përse #morën #atë #vendim #Ndryshon #stema #Bayern #Munchen #që #datonte #në #por #duket…e #njëjtë
SportExpress