Aktualitet

“Do mbani përgjegjësi”/ Deputetët e PD letër Spiropalit: Dorëzo pamjet e kamerave të sigurisë! Kush urdhëroi…

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka nisur një letër zyrtare kryetares së Kuvendit, Erisa Spiropali, për zhvillimet e kësaj të enjteje jashtë godinës së Kuvendit, ku deputetët e opozitës u ndaluan nga Garda për t’u futur në sallë.

Në letër, deputetët e PD i drejtohen Spiropalit duke i thënë se do të mbajë përgjegjësi për urdhërimin e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës.

“Duke dënuar me forcë aktin brutal, të paprecedentë, të hakërrimit të Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të opozitës në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, ju siguroj se ju personalisht dhe cilido tjetër që në mënyrë arbitrare urdhëroni Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës, do të mbaheni përgjegjës për këtë shkelje te rënde ligjore, që ka tiparet e një puçi kushtetues ndaj integritetit të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në letër.

#mbani #përgjegjësi #Deputetët #letër #Spiropalit #Dorëzo #pamjet #kamerave #të #sigurisë #Kush #urdhëroi..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button