EURO 2025 për vajza/ Shqipëria nis të dielën përgatitjet për dy ndeshjet me Norvegjinë –
Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë më 25 dhe 29 tetor, dy duelet vendimtare me Norvegjinë, të vlefshme për raundit e parë të play-off-it të Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”.
Shqipëria e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë të dielën përgatitjet për dy sfidat me Norvegjinë. Tekniku kuqezi do të publikojë së shpejt listën me emrat e futbollisteve të ftuara, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në Shkodër.
Takimi i parë Shqipëri – Norvegji do të luhet në Shkodër, më 25 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:00. Katër ditë më vonë, më 29 tetor, vajzat kuqezi do të udhëtojnë drejt Oslos për të zhvilluar ndeshjen e dytë ndaj Norvegjisë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Ullevaal Stadion”, në orën 19:00.
Dy ndeshje shumë të rëndësishme për Kombëtaren e vajzave që në rast sukses ndaj Norvegjisë, në raundin e dytë të play-off-it do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.
Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët të mbështesin Shqipërinë e vajzve në ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë që do të luhet në stadiumin “Loro Boriç”.
#EURO #për #vajza #Shqipëria #nis #të #dielën #përgatitjet #për #ndeshjet #Norvegjinë
SportExpress