Sport

Rikuperimi nuk po shkon sipas planeve, Armando Broja e mbyll vitin 2024 në infermieri

Armando Broja duket se ka mbyllur vitin 2024 në infermieri. Sulmuesi shqiptar nuk po rikuperohet në kohë nga dëmtimi në thembren e akilit, duke zgjatur kështu qëndrimin jashtë fushave të lojës. Situatë e konfirmuar nga mjeku i skuadrës së Everton, që shton se 23-vjeçari ende nuk është gati për tu bashkuar në stërvitje.

Lajm aspak i mirë për Brojën, i cili synonte që tek kjo skuadër të gjente ritmin pas thuajse dy vitesh të dominuara nga problemet fizike. Sulmuesi shqiptar u bashkua me Everton në merkaton e verës në formulën e huazimit nga Chelsea, me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit.

Gjithsesi, situata nuk duket optimale, me Brojën që nuk ka debutuar ende në fushën e lojës. 23-vjeçari gjendet në infermieri që prej gushtit të këtij viti, duke qenë edhe jashtë planeve të trajnerit Syvlinho për sfidat e muajit Shtator dhe Tetor në Ligën e Kombeve. Shkalla e lartë e dëmtimit shuan shpresat për një rikthim të tij me kombëtaren kuqezi për dy sfidat e fundit të kompeticionit në muajin Nëntor.

/a.r

#Rikuperimi #nuk #shkon #sipas #planeve #Armando #Broja #mbyll #vitin #në #infermieri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button