Aktualitet

Hamza kujton ambasadoren Kaidanow: Punuam së bashku, do të mungojë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, përmes profilit të tij në Twitter ka kujtuar ish-ambasadoren amerikane, Tina Kaidanow, e cila vdiq dje, pas një sëmundje të gjatë.

“I pikëlluar për vdekjen e parakohshme të ambasadores Tina Kaidanow”, ka shkruar Hamza.

Ai më tej ka kujtuar kohën kur së bashku me ambasadoren Kaidanow kanë krijuar infrastrukturën financiare të shtetit të ri të Kosovës.

“Ne punuam së bashku për të ndërtuar shtyllën kurrizore financiare, energjetike, ekonomike të Kosovës, në mënyrë që vendi ynë të jetë i besueshëm për qytetarët tanë dhe të zhvillohet si aleat i Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Hamza.

Në fund Hazma ka shkruar se gjithmonë do të kujtoj ambasadoren Kaidanow, e cila do t’i mungojë jo vetëm familjes, por edhe popullit amerikan dhe të Kosovës.



#Hamza #kujton #ambasadoren #Kaidanow #Punuam #së #bashku #të #mungojë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button