Aktualitet
Politikani serb që jeton në veri: Serbët e Kosovës po kërcënohen dhe shkarkohen me urdhër nga Serbia

Aleksandar Arsenijeviq, politikan lokal nga Veriu i Kosovës, ka akuzuar drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit në Gorazhdevc të Pejës se po i kërcënon dhe shkarkon të punësuarit në Shtëpinë e Shëndetit.
“Mirjana Drigant, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Gorazhdevc e cila me javë nuk lajmërohet në vendin e punës dhe në të njëjtën kohë nuk jeton në Gorazhdevc, i kërcënon punëtorët dhe i shkarkon duke ua dërguar vendimet (mbi shkarkim) përmes Postës së Serbisë” ka shkruar Arsenijeviq në Facebook.
Sipas tij, ky “lloj i njerëzve” po e dëbojnë popullin serb nga Kosova.
#Politikani #serb #që #jeton #në #veri #Serbët #Kosovës #kërcënohen #dhe #shkarkohen #urdhër #nga #Serbia
gazetablic.com