Aktualitet
Mbytet varka me emigrantë në Greqi, 4 të vdekur dhe disa të shpëtuar

Të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar pasi një varkë u mbyt në Kos të Greqisë.
Sipas mediave greke, mbytja e varkës ka ndodhur në zonën e Psalidit. Katër viktimat janë dy gra dhe dy foshnja.
Në varkë ndodheshin 30 emigrantë, ndërsa forcat e rojes bregdetare kanë shpëtuar 26 persona.
#Mbytet #varka #emigrantë #në #Greqi #të #vdekur #dhe #disa #të #shpëtuar
Java News