Kosova fiton me tre gola kundër Qipros, Foda rikthen dardanët në rrugën e duhur –
Franko Foda duket se e ka gjetur formulën për të kthyer Kosovën në shinat e duhura. Dardanët kanë marrë sot një tjetër fitore mjaft të rëndësishme. Kosova ka mposhtur në shtëpi Qipron me rezultatin e pastër 3-0.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 30 të saj, kur Amir Rrahmani e dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e një goli, ndërsa në të dytën dardanët shënuan edhe dy gola të tjerë. Krasniqi dyfishoi shifrat në minutën e 52-të, ndërsa në të 70-n Sahiti vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0.
Tashmë Kosova shkon në kuotën e 9 pikëve, vetëm 3 pikë më pak nga Rumania kryesuese. Ndeshja e radhës do të jetë pikërisht mes këtyre dy përfaqësueseve, ku do të përcaktohet shumë për sa i përket ekipit që do të sigurojë vendin e parë në grup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Kosova #fiton #tre #gola #kundër #Qipros #Foda #rikthen #dardanët #në #rrugën #duhur
SportExpress