Mbyllen hetimet për dosjen “Partizani”, prokurorët dorëzojnë 333 fashikuj! Çfarë pritet të ndodhë nesër
Dy Prokurorët e Posaçëm të SPAK Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dorëzuan dosjen “Partizani” në gjykatën antikorrupsion.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton ekskluzivisht se në dosjen me 333 fashikuj e dorëzuar në gjykatë ditën e sotme janë pesë të akuzuar, mes tyre ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.
Anila Hoxha raporton se ditën e nesërme pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin paraprak. Në short paraprak do të përfshihen 10 gjyqtarë nuk do futet në short gjyqtarja Irena Gjoka e cila ka shqyrtuar prej tetorit 2023 masat e sigurisë dhe sipas ligjit nuk duhet të jetë në këtë short
#Mbyllen #hetimet #për #dosjen #Partizani #prokurorët #dorëzojnë #fashikuj #Çfarë #pritet #të #ndodhë #nesër
Java News